Telegrafi

Çka na pret në Anibar 2024?

Përgatituni për një javë të mbushur me art, kulturë dhe argëtim, pasi Anibar 2024 po vjen me një program të pasur që do të mbajë të mbërthyer të gjithë adhuruesit e animacionit dhe artit multimedial.

Ky festival, që është bërë një nga ngjarjet më të pritura kulturore në Kosovë, do të mbahet nga data 15 deri më 21 korrik 2024 në Pejë.

Me një përzierje të veçantë të filmave animuar, punëtorive kreative, diskutimeve panelore dhe aktiviteteve të shumta, Anibar synon të frymëzojë dhe të angazhojë publikun duke ofruar një platformë për artistët dhe krijuesit nga e gjithë bota.

Foto: Anibar Festival

Festivali do të fillojë me një ceremoni madhështore hapëse në Kinemanë e Liqenit më 15 korrik, e ndjekur nga një festë e madhe me performancat e DJ SugarFree, SHEGA dhe ODA HALITI.

Gjatë javës, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një sërë punëtorish dhe seancash interaktive, të udhëhequra nga artistë dhe profesionistë të njohur, duke përfshirë video-maping, krijimin e fanzineve komike, animacionin e prerjeve prej letre, dhe teknikat e avancuara të bërjes së kukullave dhe stop-motion.

Programi gjithashtu përfshin konkurrenca për audiencën e re, programe të veçanta filmash, diskutime për të drejtat e njeriut dhe projekte bashkëpunimi ndërkombëtar. Për adhuruesit e realitetit virtual, do të ketë një program të veçantë në Galerinë e Arteve që do të zgjasë gjatë gjithë ditës.

Mbrëmjet do të jenë të rezervuara për shfaqje ndërkombëtare dhe studentore, ndërsa pas mesnate, festivalistët do të kenë mundësinë të shijojnë pas-festët me muzikë të larmishme dhe performanca të drejtpërdrejta.

Më poshtë gjeni një përmbledhje të aktiviteteve kryesore të Anibar 2024:

E Hënë – 15 Korrik 2024
● 20:00 – 22:00 / Lake Cinema: Ceremonia Hapëse e Festivalit
● 23:00 – 02:00 / Lake Cinema: Pas-Festa me DJ SugarFree, SHEGA, dhe ODA HALITI

E Martë – 16 Korrik 2024
● 09:00 – 17:30 / Former Bankkos: Punëtori me Jules Jules Camille Huvig: Mastering Video-Mapping Techniques
● 10:00 – 15:00 / BoneVet Peja: Punëtori me Marko Djeska: Comic Fanzine
● 10:00 – 15:00 / BoneVet Peja: Punëtori me Djellza Bullaku: Paper Cut Music Video
● 10:00 – 16:00 / BoneVet Peja: Punëtori me Thomas Volda: Hands Hands – An Advanced Puppet Making and Stop-Motion Workshop
● 10:00 – 11:00 / Jusuf Gërvalla Cinema: Konkurs për Audiencën e Re 1
● 10:00 – 18:00 / Art Gallery: Programi VR
● 10:30 – 11:30 / Exit Bar: Kafe dhe Biseda: Takim me Filmbërësit
● 12:00 – 13:00 / Jusuf Gërvalla Cinema: Panorama Jashtë Konkursit 1
● 14:00 – 15:00 / Jusuf Gërvalla Cinema: Programi i Veçantë: Monstruosas
● 16:00 – 17:00 / Jusuf Gërvalla Cinema: Konkursi për të Drejtat e Njeriut 1
● 18:00 – 19:00 / (Lokacioni do të njoftohet përmes emailit): Lansimi i projektit “Genesis” së bashku me Ambasada Franceze në Kosovë + Pranim
● 20:30 – 21:30 / Lake Cinema: Konkursi Ndërkombëtar 1
● 22:00 – 23:00 / Cubes Cinema: Konkursi Studentor 1
● 23:00 – 02:00 / Lake Cinema: Pas-Festa me The Milk Snatchers dhe ERAH

E Mërkurë – 17 Korrik 2024
● 09:00 – 17:30 / Former Bankkos: Punëtori me Jules Jules Camille Huvig: Mastering Video-Mapping Techniques
● 10:00 – 15:00 / BoneVet Peja: Punëtori me Marko Djeska: Comic Fanzine
● 10:00 – 15:00 / BoneVet Peja: Punëtori me Djellza Bullaku: Paper Cut Music Video
● 10:00 – 16:00 / BoneVet Peja: Punëtori me Thomas Volda: Hands Hands – An Advanced Puppet Making and Stop-Motion Workshop
● 10:00 – 15:00 / BoneVet Peja: Punëtori me Daniel Saul dhe Izzy Barszcz: StoryWalks2
● 10:00 – 11:00 / Jusuf Gërvalla Cinema: Konkurs për Audiencën e Re 2
● 10:00 – 18:00 / Art Gallery: Programi VR
● 10:30 – 11:30 / Exit Bar: Kafe dhe Biseda: Takim me Filmbërësit
● 12:00 – 14:00 / Jusuf Gërvalla Cinema: Masterclass nga Olivier Catherin: Everything you always wanted to know about producing animated shorts but were afraid to ask
● 14:00 – 16:00 / Jusuf Gërvalla Cinema: Prezantim nga Luce Grosjean: What are men?
● 16:00 – 17:00 / Jusuf Gërvalla Cinema: Konkursi për të Drejtat e Njeriut 2
● 17:00 – 18:00 / Art Gallery: Panel Diskutim: Unpaid and Unseen
● 18:00 – 19:00 / (Lokacioni do të njoftohet përmes emailit): Takim në bashkëpunim me OSBE Kosova
● 20:30 – 21:30 / Lake Cinema: Konkursi Studentor 2
● 22:00 – 23:00 / Cubes Cinema: Konkursi Ndërkombëtar 2
● 23:00 – 02:00 / Lake Cinema: Pas-Festa me Paulete Lindacleva dhe Erleta Kadrija

E Enjte – 18 Korrik 2024
● 09:00 – 17:30 / Former Bankkos: Punëtori me Jules Jules Camille Huvig: Mastering Video-Mapping Techniques
● 10:00 – 15:00 / BoneVet Peja: Punëtori me Marko Djeska: Comic Fanzine
● 10:00 – 15:00 / BoneVet Peja: Punëtori me Djellza Bullaku: Paper Cut Music Video
● 10:00 – 16:00 / BoneVet Peja: Punëtori me Thomas Volda: Hands Hands – An Advanced Puppet Making and Stop-Motion Workshop
● 10:00 – 15:00 / BoneVet Peja: Punëtori me Daniel Saul dhe Izzy Barszcz: StoryWalks2
● 10:00 – 15:00 / BoneVet Peja: Punëtori me Milos Tomic: Stop-Trik Piknik
● 10:00 – 11:00 / Jusuf Gërvalla Cinema: Konkurs për Audiencën e Re 3
● 10:00 – 18:00 / Art Gallery: Programi VR
● 10:30 – 11:30 / Exit Bar: Kafe dhe Biseda: Takim me Filmbërësit
● 12:00 – 14:00 / Jusuf Gërvalla Cinema: Konkursi Ballkanik
● 14:00 – 16:00 / Jusuf Gërvalla Cinema: Prezantim: Bashkëprodhimi mes Francës dhe Ballkanit Perëndimor: Strukturimi, Mbështetja dhe Promovimi i Krijimit (Pjesa 1)
● 16:00 – 17:00 / Jusuf Gërvalla Cinema: Film i Gjate: Sultana’s Dream
● 17:00 – 18:00 / Art Gallery: Panel Diskutim: Rethinking Masculinity
● 17:30 – 19:00 / Jusuf Gërvalla Cinema: Prezantimi: Bashkëprodhimi ndërmjet Francës
dhe Ballkanit Perëndimor: Strukturimi, Mbështetja dhe Promovimi i Krijimit (Pjesa 2)

Për më shumë informacion:
Email: media@anibar.com
Phone: +383 44 131 516