Telegrafi

Çka mund të ndiqni sonte në emisionin “7 Ditë me Panxhën”?

Edhe këtë javë emisioni “7 Ditë me Panxhën” vjen me tema mjaft interesante.

Mbrëmjen e së premtes e fillojmë me rubrikën “Made in Kosova”, që kësaj radhe vjen me Koshi Group, i cili merret me dizajnin dhe prodhimin unik të detajeve të brendshme dhe të jashtme për gjigantët botëror të automobilave.

Pjesën e dytë të emisionit ia dedikojmë grave dhe rolit që ato kanë në zhvillimin ekonomik. Për këtë, “7 Ditë me Panxhën” ka përgatitur një storie për gratë që udhëhoqën ekonomin në nivel komunal.

Po ashtu, në studio është bashkëbiseduar për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor, me Donika Lamaxhemën, bashkëpunëtore për komunikim në UN Women.

Për këto e shumë të tjera ju ftojmë që prej orës 20:45 të na ndiqni në Klan Kosova dhe në Youtube. /Telegrafi/