Telegrafi

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Emisioni “7 Ditë me Panxhën” në episodin e sotëm do të trajtojë dy tema të ndryshme për ekonominë.

Pjesa e parë e emisionit fillon me një storie për eksportet në Kosovë, të cilat kanë shënuar rritje për 50%.

Kurse në studio bashkë me Valmira Rexhbeqaj, drejtoreshë në REX Consulting Group, është diskutuar për monitorin ekonomik të Kosovës.

Emisioni vazhdon me temën për brendimin. Fillimisht janë përgatitur disa prezantime për Top 10 brendet me vlerën më të madhe në botë. E për këtë, në studio është bashkëbiseduar me Armend Berisha, drejtor ekzekutiv në United Pixels.

Ndërsa për fund, “7 Ditë me Panxhën” ka përgatitur një storie mbi atë se sa i kushtojnë rëndësi brendit kompanitë kosovare.

Nuk mungojnë as lajmet për ekonomi, prandaj sonte prej orës 20:45, ju ftojmë ta ndiqni emisionin “7 Ditë me Panxhën”, në Klan Kosova dhe në Youtube. /Telegrafi/