Site icon Telegrafi

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Sektori i TIK-ut do të jetë tema bosht e cila do të trajtohet në episodin e 46-të të “7 Ditë me Panxhën”.

Emisioni fillon me një storie për potencialin e Kosovës për shërbimet të kontraktuara jashtë vendit. E për një shtjellim rreth kësaj teme, në studio është bashkëbiseduar me Vjollca Çavollin, drejtoreshë ekzekutive në STIKK.

Në pjesën e dytë të “7 Ditë me Panxhën”, vjen storia se çka janë NFT, trendi i ri teknologjik ku po investohet milionat. Kurse në studio është zhvilluar intervista me Driton Hapçiun, ndërmarrës me të cilin është diskutuar për ekosistemin e ndërmarrësisë në sektorin e TIK.

Nuk mungojnë as lajmet për ekonomi, prandaj sonte prej orës 20:45 në Klan Kosova dhe në Youtube ju pret një super episod i “7 Ditë me Panxhën”. /Telegrafi/

Exit mobile version