Site icon Telegrafi

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Emisioni “7 Ditë me Panxhën” mbushi plot 1 vjet transmetimin, e këtë përvjetor e shoqëron me tema të ndryshme për ekonominë.

Episodi fillon me një përmbledhje me momentet më të mira gjatë këtij një viti të “7 Ditë me Panxhën”, ndërsa vazhdon me një intervistë me Nagib Fejzin, kryetar i Forumit Ekonomik Mbarë-shqiptar.

Kurse për temën e energjisë efecientë, në studio është zhvilluar bashkëbisedimi me Burim Hashanin, drejtor i Programit të Energjisë në Fondacioni e Mileniumit të Kosovës. Po ashtu, është përgatitur një storie që tregon përvojën e një qytetari nga Mitrovica, i cili ka përfituar nga programi për subvencionimin të renovimit të shtëpive që ky fondacion ka bërë.

Nuk mungojnë as lajmet javore për ekonomi si dhe prezantime tjera, andaj sonte prej orës 20:45 ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën” në Klan Kosova dhe në Youtube.

https://www.facebook.com/watch/?v=3108476836088965

 

Exit mobile version