Industria e drurit është një sektor që me vlera të larta të eksportit po ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Për shifrat e eksportit dhe importit gjatë vitit që lamë pas, si dhe për regjionet në të cilat janë të vendosura kompanitë e mobileve, ju njofton sonte emisioni “7 Ditë me Panxhën”.
E për më shumë rreth industrisë së drurit, në studio janë zhvilluar dy intervista. E para me Arjeta Vula Pozhegu, drejtoreshë ekzekutive SHPDK, ndërsa e dyta me Rexhep Ilazin – ekspert nga projekti Compete.
Kurse, njëra ndër kompanitë me të suksesshme në sektorin e orendive, Palma, ka hapur pikën e re në Pejë. Një storie më të detajuar rreth kësaj, ju ftojmë ta ndiqni në episodin e sotëm të “7 Ditë me Panxhën.”
E për storien tjetër për rëndësinë e promovimeve të bizneseve në rrjetet sociale, është bashkëbiseduar me ekspertë të fushës.
Prandaj, sonte prej orës 20:45, në Klan Kosova dhe në Youtube ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën”.