Telegrafi

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

“7 Ditë me Panxhën” këtë javë episodin e nis me një storie për ndarjen e buxhetit në baze të nevojave gjinore dhe e përfundon me një tjetër për energjinë efikase.

Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor është një praktikë që po synohet të zbatohet në institucionet kosovare.

Një ndër komunat që po e implementon këtë është edhe ajo e Gjakovës. E për mënyrën se si po funksionon ky buxhetim në këtë komunën, “7 Ditë me Panxhën” ka përgatitur një storie.

Pjesa e dytë e emisionit i kushtohet diskutimit për energjinë efikase në Kosovë. Me Besar Pllana, përfaqësues nga banka ProCredit dhe Arian Lila nga GEFF, në studio është bashkëbiseduar për programin për Financimin e Efikasitetit të Energjisë të BERZH.

Kurse, në fund do të transmetohet një storie e cila, ndër të tjera thekson rëndësinë që masat efiçiente kanë në kursimin e energjisë elektrike.

Prandaj, mos harroni ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën”, sonte prej orës 20:45 në Klan Kosova dhe në Youtube. /Telegrafi/