Episodi “7 Ditë me Panxhën” edhe kësaj jave do të vijë me temat më aktuale për ekonominë.
Shfuqizimi i Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike ka ngjallur reagimet, sidomos nga sektori i gastronomisë.
Për këtë, “7 Ditë me Panxhën”, ka përgatitur një storie për rikthimin e TVSH në 18% te sektori i gastronomisë përderisa kufizimet vazhdojnë ende. Kurse në studio është bashkëbiseduar me Visar Vokrrin, ekspert i ekonomisë.
E kur situata pandemike në mbarë botën është ende e paqartë, studime të ndryshme kanë paraparë se cilat do të jenë sfidat e ekonomisë për vitin 2022, “7 Ditë me Panxhën” ka përgatitur një storie më të zgjeruar rreth kësaj.
Pjesa e tjetër e emisionit i kushtohet rekordeve që Dogana e Kosovës ka shënuar në vitin 2021.
Krahas kësaj, në studio është zhvilluar intervista me Agron Llugaliun, drejtor i Doganës së Kosovës.
Andaj, sonte prej orës 20:45, “7 Ditë me Panxhën” ju mirëpret në Klan Kosova dhe në Youtube. /Telegrafi/