Telegrafi

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Këtë fundjavë emisioni “7 Ditë me Panxhën” vjen me tema mjaft interesante që trajtojnë ekonominë dhe zhvillimin.

Mbrëmjen e së premtes e fillojmë me mbulimin e aktivitetit të organizuar nga USAID “’Zhvillimi i Fuqisë Punëtore përmes Sektorit Privat”.

Në studio është e ftuar udhëheqësja e aktivitetit IREX, Valmira Haxhaj-Gushlla, për të diskutuar rreth fuqisë punëtore.

Tutje, 7 Ditë me Panxhën ka përgatitur edhe një storie që trajton çmimet e mallrave bazë në Kosovë, të cilat pësuan luhatje të larta në vitin 2022.

Në studio po ashtu është i ftuar edhe drejtori ekzekutiv në United Pixels, Armend Berisha, për të folur për rëndësinë e brendit për një kompani.

Prandaj, sonte prej orës 20:45, në Klan Kosova dhe në YouTube ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën”.