Emision 7 Ditë me Panxhën sonte trajton tema të ndryshme që natyrisht ndërlidhen me ekonominë dhe biznesin.
Në fillim të emisionit do të mund të mësoni më shumë mbi edicionin e dytë të Forumit të Sektorit të Ushqimit.
Për të treguar rreth përfitimeve dhe lidhjeve mes bizneseve në një forum të tillë, do të flas për 7 Ditë me Panxhën, drejtori menaxhues i projektit ‘USAID Kosovo Compete Activity’, z. Skender Rama.
Tutje, një storie i është kushtuar qytetit të lashtë të Dubrovnikut dhe përfitimet e qytetit historik falë serive të ‘Game of Thrones’.
Në fund mund të mësoni më shumë për rritjen e produktivitetit në punë dhe shitjen e një pjese të madhe të aksioneve të kompanisë ‘Tesla’ nga Elon Musk pas blerjes së platformës ‘Twitter’.
Prandaj, sonte prej orës 20:45, në Klan Kosova dhe në Youtube ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën”.