Si çdo fundjavë, emisioni “7 Ditë me Panxhën” sjellë tema mjaft interesante që trajtojnë ekonominë dhe biznesit në Kosovë.
Mbrëmjen e së premtes e fillojmë me një storie kushtuar një paneli të diskutimit në KosICT, ku flitet për “zgjidhje dixhitale për qytete të sigurta, të zgjeruara dhe të gjelbra”.
Më pas, i ftuar në studio do të jetë drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Skënder Krasniqi, për të diskutuar rreth konferencës së mbajtur për promovimin e investimeve rajonale në vend.
Krejt në fund, një storie e veçantë i kushtohet raportit “Përditësimi ekonomik i Evropës dhe Azisë Qendrore, Vjeshtë 2022: Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje”.
Prandaj, sonte prej orës 20:45, në Klan Kosova dhe në Youtube ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën”.