Emisioni “7 Ditë me Panxhën” vjen këtë fundjavë me tema mjaft interesante që ndërlidhen me inovacionin, ekonominë dhe zhvillimin.
Edukimi i fuqisë punëtore është njëra ndër sfidat më të mëdha që po përballet Kosova. Për të diskutuar rreth kësaj, në studio është i ftuar Ilir Seferi nga fondacioni Besa, i cili do të diskutojë rreth projektit për implementimin e sistemit dual të edukimit.
Në vazhdim, një storie i kushtohet rreth mundësisë së rritjes së të ardhura pasive nga investimi në patundshmëri.
Në fund zhvillohet intervistë me drejtoreshën ekzekutive në STIKK, Vjollca Çavolli, për të diskutuar mbajtjen e KoslCT22 në Kosovë.
Prandaj, sonte prej orës 20:45, në Klan Kosova dhe në Youtube ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën”.