Tema të ndryshme e mjaft interesante do të shtjellohen sonte në emisionin “7 Ditë me Panxhën” që transmetohet prej orës 20:45 në Klan Kosova dhe drejtpërdrejt në Youtube.
Emisioni nis me një storie për ditëlindjen e 18-të të njërës prej rrjeteve më të mëdha të marketeve në Kosovë, Viva Fresh Store.
Mbrëmja vazhdon me një diskutim të gjerë mbi Tregtinë Kosovë-Serbi, për atë se a është e lirë apo e shtrenjtë, ku njëkohësisht do të prezantohen statistika ndër-vjetore të këtij raporti tregtar. Ndërsa, në studion e “7 Ditë me Panxhën”, për këtë temë do të diskutohet me Zef Dedaj, u.d Drejtor i Departamentit të Tregtisë në Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
E pjesa e fundit i kushtohet temës për mënyrën se si funksionon tregu i shërbimeve audiovizuale. Për këtë, është përgatitur një storie nga terreni në të cilën, ndër të tjera, trajtohet edhe aspekti ekonomit i këtij tregu. Kurse, po për këtë temë është zhvilluar një bashkëbisedim në studio me Blinera Osmanin – Avokate në Shoqërinë e Avokatëve “Sejdiu&Qerkini”.
Andaj, sonte prej orës 20:45, ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën”. /Telegrafi/