Edhe këtë javë emisioni “7 Ditë me Panxhën” vjen me tema mjaft interesante.
Ekonomia globale ka pësuar goditje të një pas njëshme në vitet e fundit, me pandeminë Covid-19, inflacionin rekord në shumicën e vendeve të botës, luftën në Ukrainë, krizën energjetike dhe së fundmi me shqetësimet rreth mungesës së lëndëve të para në treg.
7 Ditë me Panxhën i ka kushtuar një storie këtij problemi serioz në rritje në zbatimin e kontratave që kompanitë private kanë nënshkruar me institucionet shtetërore.
Ndërsa në pjesë me dytë të emisionit, trajtohet rëndësia e funksionimit të gjykatës së tenderëve për t’i dhënë mundësi mbikëqyrjes së parasë publike, ku Kuvendi i Republikës së Kosovës themeloi bordin e drejtorëve të OSHP më 23 qershor.
I ftuar në studio është Krenar Xhaferi, drejtor i investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, për të diskutuar se si po reflekton në Kosovë rritja e inflacionit në nivel global, përkatësisht rritjen e çmimeve tek materialet materialët ndërtimore duke bërë që shumë kontrata të shkojnë drejt dështimit.
Për këto e shumë të tjera ju ftojmë që prej orës 20:45 të na ndiqni në Klan Kosova dhe në Youtube.