Emisioni “7 Ditë me Panxhën”, këtë mbrëmje do të trajtojë tri tema të ndryshme ekonomike.
Në pjesën e parë të emisionit do të flitet për Kosova Business Forum, i cili po organizohet për herë të parë në Kosovë, ku përmes stories së përgatitur do të ofrohen më shumë informacione për të si dhe për forumet e tjera botërore. Kurse në studio, për këtë temë, është zhvilluar intervista me Bardha Smajli, koordinatore në KBF.
Pjesa e dytë e emisionit i kushtohet një storie mjaft interesante, mbi atë se sa po ndikojnë franshizat në zbehjen e kulturës vendore.
Kurse në pjesën e fundit, në “7 Ditë me Panxhën” do të trajtohet tema e filantropisë. Në studio bashkëbisedohet për forumin jo-formal të filantropisë në Kosovë, me Taulant Hoxhën, drejtor ekzekutiv në KCSF.
Nuk mungojnë as lajmet për ekonomi, prandaj sonte prej orës 20:45, ju ftojmë ta ndiqni emisionin “7 Ditë me Panxhën”, në Klan Kosova dhe në Youtube. /Telegrafi/