Telegrafi

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Për 50 episode, emisioni “7 Ditë me Panxhën” ka trajtuar tema për sektorët e ndryshëm ekonomik, për të arriturat dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Emisioni fillon me një storie për debatin e parë të Green Talks “E ardhmja e thëngjillit në Kosovë”. Kurse për energjinë në studio bashkëbisedohet me Burim Ejupin, drejtor ekzekutiv në INDEP.

Pjesa e dytë e emisionit i kushtohet temës shumë të diskutuar këto ditë, rekomandimit për rishikimin e politikave tatimore. Për të shtjelluar më tutje këtë temë, është zhvilluar edhe intervista me Kushtrim Ajvazin, ekspert financiar.

E lajmet e mira janë për fund. Emisioni përmbyllet me një storie për kompaninë kosovare “Relux” e cila me nisjen e 11 kamionëve për eksport po kontribuon në rritjen e eksporteve të vendit.

Nuk mungojnë as lajmet për ekonomi, prandaj sonte prej orës 20:45, ju ftojmë ta ndiqni emisionin “7 Ditë me Panxhën”, në Klan Kosova dhe në Youtube.