Episodi i radhës i “7 Ditë me Panxhën” fokus të veçantë ka marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Zvicrës.
Emisioni fillon me një prezantim për raportin ekonomik që Kosova ka me Zvicrën, shtet ky i vetmi me të cilin kemi bilanc pozitiv tregtar. E për këtë temë, është bashkëbiseduar në studio me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Pjesa tjetër vazhdon me një storie të përgatitur për rëndësinë e marrëveshjes EFTA në tregtinë e Kosovës me shtetet e tjera. Kurse, për marrëveshjet e tatimit të dyfishtë mes shteteve, në studio është bashkëbiseduar me Miranda Haxhiun, avokate në Shoqërinë e Avokatëve “Sejdiu & Qerkini” .
Emisioni përmbyllet me një storie e cila shtjellon arsyet se pse Kosova nuk mund të eksportojë produkte me bazë shtazore.
Nuk mungojnë as lajmet për ekonomi, prandaj sonte prej orës 20:45, ju ftojmë ta ndiqni emisionin “7 Ditë me Panxhën”, në Klan Kosova dhe në Youtube.