Këtë fundjavë emisioni “7 Ditë me Panxhën” vjen me tema mjaft interesante.
Mbrëmjen e së premtes e fillojmë me kompaninë TehnoBurimi e cila ka hedhur themelin e fabrikës më të re në Komunën e Skenderajt.
Në vazhdim, një storie e plotë i kushtohet efektit të emigrimit në ekonominë e Kosovës.
Sociologu Besim Gollopeni dhe Saxhide Mustafa, drejtoreshë e Institutit Riinvest, tregojnë disa nga pasojat e këtij fenomeni në rritje.
Ndërsa i ftuar në studio është drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ku me theks të veçantë në kuadër të temave të diskutimit është rritja e të hyrave në vitin 2022.
Krejt në fund trajtohen sektorët të cilët janë përfituesit më të mëdhenj si rezultat i numrit të lartë të bashkatdhetarëve të cilët vizitojnë çdo vit Kosovën në një numër mjaftë të lartë.
Prandaj, sonte prej orës 20:45, në Klan Kosova dhe në Youtube ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën”. /Telegrafi/