Telegrafi

Çka mund të ndiqni në “7 Ditë me Panxhën”?

Këtë fundjavë emisioni “7 Ditë me Panxhën” vjen me tema mjaft interesante.

Mbrëmjen e së premtes e fillojmë me kompaninë S//SPRINT, e cila këtë muaj bëri hapjen e pikës qendrore më të re të shitjes dhe distribuimit në Fushë Kosovë, e cila nisi si një ide dhe u jetësua me shumë punë.

Një storie tjetër i është kushtuar humbjes më të rëndë financiare nga 500 njerëzit më të pasur në tokë. 7 Ditë me Panxhën ka hulumtuar se si disa nga miliarderët më të mëdhenj përjetuan rënien më të madhe gjashtëmujore në historinë e klasës së miliarderëve.

Në fund, mund ta ndiqni storien kushtuar Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, që u mbajt në Kosovë javën e kaluar, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane, me përkrahje të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndërsa i  ftuar në studio është ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, për të diskutuar rreth temave të ndryshme që prekin ekonominë dhe zhvillimin.

Prandaj, të premten, prej orës 20:45, në Klan Kosova dhe në Youtube ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën”.