Site icon Telegrafi

Çka mund të ndiqni këtë të premte në emisionin “7 Ditë me Panxhën”?

Edhe këtë javë emisioni “7 Ditë me Panxhën” vjen me një sërë temash që lidhen me ekonominë, zhvillimin dhe zanatet.

Në këtë episod do të trajtohet bllokimi i eksporteve të kompanisë “Vita” nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe shkeljen e marrëveshjes CEFTA.

Gjithashtu, do të keni mundësinë të ndiqni intervistën me Faton Pecin, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për të diskutuar për sfidat dhe mundësitë e sektorit bujqësor në Kosovë.

Një storie i kushtohet edhe subvencionimit të gështenjës dhe përfitimeve ekonomike që vijnë nga kjo.

Ndërsa në fund mund të ndiqni një storie shumë interesante rreth historisë e një farkëtari 81 vjeçar në Prishtinë, i cili vazhdon të mpreh sëpatat në punëtorinë e tij.

Prandaj, sonte prej orës 20:45, në Klan Kosova dhe në Youtube ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën”.

Exit mobile version