Donald Trump do të qëndrojë në detyrë deri më 20 janar të vitit 2021, kur do t’i dorëzojë punën pasardhësit të tij dhe t’i bashkohet klubin ekskluziv të ish-presidentëve të SHBA-së.
Pra, çfarë tjetër mund të bëjë pas kësaj presidenti aktual amerikan dhe njëkohësisht miliarderi njujorkez, raporton bbc.
Jimmy Carter është marr me kauza humanitare gjersa George W Bush me brusha. Por, Trump nuk ka qenë kurrë një politikan tradicional, transmeton Telegrafi.
“Donald Trump ka thyer shumë norma si president”, thotë Tim Calkins, profesor i marketingut në Shkollën e Menaxhimit të Kellogg të Universitetit Northwestern.
“Nuk ka asnjë arsye për të menduar se Donald Trump do të veprojë si çdo ish-president që kemi parë ndonjëherë”, shtoi ai.
Më poshtë janë disa prej mundësive që mund t’i shqyrtojë republikani pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Sërish mund të kandidon për president
Mund të mos jetë fundi i ambicieve politike të Trumpit – ai gjithmonë ka edhe një rast të kandidojë për një mandat të dytë sikurse Grover Cleveland.
Ky i f undit ishte i vetmi president që u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe u kthye katër vjet më vonë, duke marrë detyrën e lartë në vitin 1885 dhe më pas në vitin 1893.
Kushtetuta e SHBA-së përcakton se “asnjë person nuk do të zgjidhet në zyrën e Presidentit më shumë se dy herë”, por nuk ka asgjë në lidhje me kushtet që duhen të jenë radhazi apo ndaras.
Dhe ish-ndihmësit kanë sugjeruar që Trump mund të kërkojë të bëjë pikërisht këtë. “Unë do ta vendosja atë absolutisht në listën e ngushtë të njerëzve që ka të ngjarë të kandidojnë në vitin 2024”, tha së fundmi ish-shefi i shtabit, Mick Mulvaney.
Trump qartë i do tubimet e fushatës dhe deri më tani ka marr 71.5 milionë vota në zgjedhje e sivjetme- një rekord total për një kandidat humbës. Por, kjo tregon qartë se ka një bazë të konsiderueshme të mbështetjes në mesin e publikut amerikan.
Ka pasur gjithashtu spekulime se djali i madh i presidentit, Donald Trump Jr, është i interesuar të kandidojë për postin më të lartë.
Shpëton perandorinë e biznesit
Para se të ishte politikan, Trump ishte një manjat i pasurive të patundshme, një yll i televizioneve dhe ambasador i markës së tij, duke përdorur emrin për marrëveshje fitimprurëse.
Ai mund të jetë i etur të zgjedhë atje ku u ndal katër vjet më parë dhe të kthehet në botën e biznesit.
New York Times ka raportuar se Trump ka mbi 400 milionë dollarë hua që vijnë për t’u paguar gjatë viteve të ardhshme – megjithëse ka thënë që përfaqëson “një përqindje të vogël” të vlerës së tij neto.
Organizata Trump ka hotele të shumta dhe kurse golfi. Ka prona të markës Trump në Mumbai, Stamboll dhe Filipine – dhe natyrisht, Uashington, DC – dhe kurse të golfit në SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Dubai dhe Indonezi, transmeton Telegrafi.
Por nëse ky është kursi që presidenti zgjedh në janar, ai do të ketë shumë punë përpara.
Shumë nga sipërmarrjet e biznesit janë në industrinë e udhëtimeve dhe të kohës së lirë, e cila u prek keq nga pandemia e coronavirusit.
Forbes ka raportuar se pasuria e republikanit është tkurrur rreth 1 miliard dollarësh për shkak të COVID-19.
Bazuar në dy dekada të letrave tatimore të shikuara nga New York Times, gazeta raportoi gjithashtu “humbje kronike dhe vite të shmangies së taksave”, duke thënë se nuk pagoi fare taksa mbi të ardhurat në 10 nga 15 vitet e mëparshme, “kryesisht sepse raportoi humbje shumë më shumë sesa fitime”.
Manjat i mediave
Presidenti Trump nuk është i huaj për televizionin, pasi që një kohë ishte në rolin kryesor të shout, “The Apprentice”.
Ka shumë spekulime se ka ambicie që të përfshihet në mediat e lajmeve, ose duke nisur kanalin e tij ose duke bashkëpunuar me një rrjet konservator.
“Ai patjetër do të ketë një audiencë të mundshme”, thotë Henry Schafer, nënkryetar ekzekutiv në Q Scores Company.
Trump arriti të ndërtonte markën e tij si Kardashians ose Howard Stern, thotë ai duke shtuar se “Ai lulëzon në polemikë, ato i shndërron në avantazh”.
Bashkëpunëtorët e mundshëm janë rrjetet kabllovike One American News Network (OANN) ose Newsmax.
OANN është i preferuari i presidentit dhe anasjelltas dhe ai është përshkruar si “frymëzues” për kanalin nga revista Atlantic, transmeton Telegrafi.
Christopher Ruddy, CEO i Newsmax, një kanal televiziv konservator, dikur e quajt “Trump Whisperer”.
Mund të ketë ndërmarrje të tjera mediatike ose argëtuese.
Presidentët shpesh nënshkruajnë marrëveshje për shkrimin e ndonjë libri autobiografik si në rastin e Barack dhe Michelle Obamas, të cilët lidhën një marrëveshje të përbashkët me vlerë 65 milionë dollarësh – megjithëse kjo shumë është e rrallë. George W Bush mori një parapagim prej 10 milionë dollarësh për memoaret e tij.
Obamat gjithashtu nënshkruan një marrëveshje prodhimi miliona dollarëshe me Netflixin gjersa te dy Clintonët kanë marrëveshje me “podcast”.
Pensionim presidencial
Trump do të ketë një pension presidencial – dhe shumë përfitime të tjera – kur të largohet nga detyra.
Akti i ish-presidentëve, i miratuar në vitin 1958 për të “ruajtur dinjitetin” e zyrës, siguron përfitime duke përfshirë një pension vjetor, i cili ka kapur shifrat e 207,800 dollarëve në vitin 2017.
Ish-presidentët kanë gjithashtu të drejtë për mbrojtje gjatë gjithë jetës, përfitime shëndetësore. Gjithashtu edhe zyre, shpenzimet e personelit si dhe udhëtimet ia mbulon shteti.
Kështu që Trump, tani 74 vjeç, mund të vendosë të dalë në pension në heshtje, transmeton Telegrafi.
Ai mund të kalon ditët duke u përfshirë në ndjekje filantropike, të rriste bilancin bankar në qarkun e folësve dhe të planifikonte bibliotekën presidenciale – arkivat dhe muzetë e një presidenti dhe administratës së tij, zakonisht në shtetin e tyre të lindjes.
Ai mund të plotësonte çdo kohë të lirë duke pushuar dhe luajtur golf në Florida në Mar-a-Lago.
Por, Calkins nuk e sheh jetën e qetë si një skenar të mundshëm për një njeri që kaloi aq shumë në qendër të vëmendjes.
“Donald Trump si një personalitet nuk ka të ngjarë të zbehet dhe mendoj se ne do të vazhdojmë ta shohim markën Trump në botë”, thotë ai.
Në tetor, Trump spekuloi se nëse do të humbiste zgjedhjet do të ndihej aq keq, sa që “do ta konsideroj largimin nga vendi “. /Telegrafi/