Në derbin e luajtur në “Qemal Stafa” mes Partizanit dhe Tiranës, këngëtarja Çiljeta i kërkoi fanelën, portierit shqiptarë por ai i tha që do t`ia dhuronte herën tjetër.
Ndërsa Hoxha, nuk e ka lënë atë vetëm si fjalë dhe i ka dhuruar këngëtares fanelën e tij. Këtë njoftim e ka bërë publik edhe këngëtarja përmes rrjetit social Instagram, ku dhe ka postuar një fotografi e veshur me fanellën që i ka dhuruar portieri nga ana e Partizanit Alban Hoxha.
Gjithashtu kësaj fotografie këngëtarja i ka shtuar dhe një mbishkrim në të cilin thuhet “Ja dhurata që mora nga Lali im”.