Site icon Telegrafi

‘Çka më shikon’ është arsyeja e vrasjes së Leartit 19 vjeçar në Çair

Të dyshuarit i është shqirtuar paraburgim 30 ditorë. Gjithçka ka nisur kur Learti me një shok të tijë 16 vjeçar, duke ecur, kanë takuar në rrugë tashmë të dyshuarin. I dyshuari u është drejtuar me fjalët ‘pse më shikon’, e më pas ka shpërthyer zënka, njofton Sitel.

Duke përdorur një thikë, i dyshuari A.A, i ka shkaktuar tre lëndime në pjesën e gjoksit dhe në barkun e Leartit, kurse të miturit 16 vjeçar, i shkakton një prerje në pjesën e veshit. Një kalimtar rasti, me veturën e tij, e ka dërguar Leartin e lënduar në spitalin ’Shën Naumi i Ohrit’, ku është konstatuar vdekja e tij. Të dyshuarin A.A e ka identifikuar i mituri 16 vjeçar. /Telegrafi/

Poashtu lexo: I vrari mbrëmë në Çair, djali i gazetarit sportiv
Poashtu lexo: Tragjedia në Shkup: Arrestohet vrasësi i Leartit
Poashtu lexo: Shvercerat i japin lamtumirën e fundit Leartit (Foto)

Exit mobile version