Kur njëri nga shumë plumbat goditi kafkën e kokës së këngëtarit turk, mjekët kishin thënë se vetëm një mrekulli e Zotit mund ta shpëtoj nga vdekja legjendën e muzikës turke.
Por, sot Ibrahim Tatlises është në gjendje të flas dhe të bëj disa lëvizje trupore, por jo edhe të këndoj.
E për të qenë sërish para publikut, ai ka udhëtuar për në Miami të SHBA-ve, ku do t’i nënshtrohet disa intervenime kirurgjike të vështira, të cilat besohet se do ta riaftësojnë këngëtarin, transmeton Telegrafi.
Tatlises ka të dëmtuar pjesën e djathtë të kokës, e cila ka bërë që t’i paralizohet ana e majtë e trupit.
Në Miami këngëtari është shoqëruar nga djali i tij Ido, ndërsa raportohet se Tatlises është pajtuar me ish-bashkëshorten Derya, me të cilën ka kaluar një pjesë të madhe të jetës.
Kujtojmë se këngëtari ishte plagosur para katër viteve për arsye biznesore, pasi që një nga biznesmenët e ndërtimit të banesave, thuhet se këngëtari 63-vjeçar nuk e kishte paguar për shërbimet e kryera, ndërsa krimineli është arrestuar dhe gjendet në burg. /Telegrafi/