Afati kalimtar i NBA-së po vijon pa ndalesa dhe dje ka qenë dita e tretë e transferimeve për lojtarët e lirë (free agent).
Doc Rivers, i konsideruar si lojtari i gjashtë më i mirë i sezonit të kaluar, ka rinovuar me Clippers. Ai firmosi një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 42 milionë dollarë.
Veterani Rajon Rondo do të luajë me Chicago Bulls sezonin tjetër, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 30 milionë dollarë.
Ndërkohë që ende e paqartë është e ardhmja e dy yjeve të NBA-së, spanjollit Pau Gasol dhe kapitenit të Majemit, Dwayne Wade, që ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e tyre.
Ndërkohë që brenda 24 orëve pritet të marrë një vendim edhe Kevin Durant.