Telegrafi

Çka ka të re në iOS 9? (Video)

iOS 9 sjell një numër veçorish, që përfshijnë një aplikacion të ri për lajme, përditësim në aplikacionin Notes, version të ri të hartave në Maps, si dhe një aplikacion të ri për Wallet. Por kjo nuk është e tëra.

Njëra ndër specifikat kryesore të iOS 9 është mundësia e ndarjes së ekranit me Split View, e cila mundëson shikimin dhe hapjen e dy aplikacioneve njëkohësisht në iPad.

Apple kanë thënë se do ta nxjerrë iOS 9 në vjeshtë dhe përderisa nuk kanë dhënë një datë të caktuar të lansimit të versionit të ri të sistemit operativ, mund të presim që iOS 9 të jetë në dispozicion në shtator, bashkë me nisjen e iPhone 6s dhe iPhone 6S Plus. (Telegrafi)