Këtë të diele do të ndeshen në Super Sfida aktorët e serialit “Çka ka shpija” me aktorët e Teatrit, në çdo sfidë kur ndeshen aktorët në mes vete krijoht një atmosferë interesante në skenën e sfidës, tension, humor dhe show i madh, dhe pritet që edhe kësaj radhe të ndodhin gjëra interesante.
Për ekipin “Çka ka shpija” do të garojë Naser Rafuna, Bashkim Shala, Teuta Krasniqi, ndërsa ekipi i aktorëve përbëhet nga Mentor Zymberi, Ismer Azemi dhe Elmaze Nura.
Kjo sfidë është në fazën e dytë dhe pritet një super garë pasi që ekipi fitues vazhdon në çerek finale dhe kështu i afrohet shumë afër finales së madhe të kampionatit 2017.
Ekipi i realizimit të këtij show për këtë javë ka përgatitur lojëra në të gjitha kategoritë: lojë humori, lojëra dinamike, lojëra që krijojnë tensione. /Telegrafi/