Site icon Telegrafi

“Çka ka shpija” fitoi garën kundër ekipit të aktorëve të Teatrit (Foto)

Në shoun Super Sfida në garën e paqartë, ekipi i aktorëve të serialit “Çka ka shpija” humbën raundin kur ishte duke u shfaqur fotografia e moderatores Liberta Spahiu, pasi vrapuan dhe e shtypën butonin duke dhënë si përgjigje se në fotografi është Angelina Jolie, dhe në fakt është interesante sepse deri më tani nuk është vërejtur që Libarta ka ngjashmëri aq shumë me Angjelinën.

“Çka ka shpija” e fitoi garën kundër ekipit të aktorëve të Teatrit edhe pse rezultati ishte shumë i përafërt. Gjatë gjithë emisionit u krijua mjaft dramë, tension dhe show.

Ekipi “Çka ka shpija” tani kalon në çerekfinale ku pritet një show i madh në Super Sfida, pasi tashmë lojërat do të jenë më të vështira, më atraktive dhe më interesante, por gjithashtu edhe presioni në garë dhe inati rritet kur afrohen ekipet afër finales.

Këtë të diele do të vijë një episod special i Super Sfida Junior në orën 21:00, në RTK. /Telegrafi/

 

Exit mobile version