Gjatë gjithë historisë artistët kanë vizatuar dhe kanë bërë piktura të artikujve ushqimorë. Tash, një ekspozitë unike i kushtohet kësaj.
Ekspozita “Çka ka për drekë? Një histori e shkurtë e historisë së ushqimit në art”, analizon interpretimet e mbi 30 artistëve. Ekspozita e hapur në Galerinë “Gmurzynska” në Cyrih të Zvicrës, përfshin veprat e artistëve si: Édouard Vuillard, Georges Braque, Kazimir Malevich, Arman, Robert Indiana, Louise Nevelson dhe Anh Duong. /Telegrafi/