Grimi po ashtu duhet t’i përshtatet moshës, stilit, vendit. Për të pasur efekte sa më të mira ju nevojiten brushat.
Për grim ditor duhet të keni pudër e lëngshme (që është ekzakte me ngjyrën e tenit), korrektor rreth syve (një niansë më e çelur), pudër e ngurtë, pak skuqes mollëzash, niansë roze.
Sytë: niansa të ngjyrë kafe "earth tones", në kapakun e epërm dhe pak ngjyrë ari në kapakun e poshtëm, maskarë e zezë në kapakun e epërm dhe të poshtëm të syrit.
Buzët natyrale me një niansë më të mbyllur se ngjyra natyrale. /Telegrafi/