Kompania ESCO merret me fushën e energjisë së ripërtërishme dhe efiçiencës së energjisë.
ESCO është e specializuar për sisteme solare dhe përveç se ofron shumë shërbime, ESCO e ka edhe parimin NET-METERING që aplikohet tek të gjithë konsumatorët – qofshin ata shtëpiakë, industrialë apo komercialë.
ÇKA ËSHTË NET-METERING?
Net-Metering është koncept që aplikohet përmes rregullave ligjore. Fatmirësisht, një ligj i tillë tashmë ekziston edhe në Kosovë.
Net-Metering do të thotë se energjia e tepërt të cilën e prodhon sistemi solar kthehet në rrjet kur nuk ju duhet dhe, kësisoj, zbritet fatura e energjisë elektrike. Madje, të njëjtën sasi të energjisë mund ta merrni në një kohë tjetër kur ju keni nevojë për energji.
Konsumatorët që e instalojnë sistemin solar në objektin e tyre quhen prosumatorë (që do të thotë Prodhues dhe Konsumatorë).
Përmes rregullës ligjore që ekziston edhe në Kosovë, prosumatorit i lejohet që energjinë të cilën e prodhon nga panelet solare ta hedh në rrjet, ku furnitori (KEDS-i) është i obliguar ta marrë dhe atë sasi t’ia zbres në faturë prosumatorit.
Kjo është rregulla më e mirë dhe më bashkëkohore të cilën ESCO e ka implementuar e para.
Ja si duket aplikimi i Net-Metering për prosumatorin
Vlen të ceket se ESCO për pajisjet e sistemit solar ka garancion prej 7 deri në 25 vjet.
Për çdo informacion shtesë, kontaktoni në:
Nr. tel: +383 48 635 035
E-mail: info@esco-ks.com
Website: www.esco-ks.com
Facebook: ESCO Power Solutions