Site icon Telegrafi

Çka është mezoterapia?

Mezoterapia është një metodë efikase për të dërguar direkt në lëkurë substanca ushqyese për të cilat lëkura ka nevojë, vitamina të cilat nuk merren nga dieta në sasi të mjaftueshme, kripëra minerale, substanca me efekt të provuar kundër plakjes, kundër radikaleve të lira, etj. Këto substanca injektohen në lëkurë, në zonën e dëshiruar.

Efekti i mezoterapisë në eliminimin e rrudhave të vogla, shëndetësimin e përgjithshëm të lëkurës (ngjyrë, shkëlqim, etj) është i pakrahasueshëm me metodat e tjera

Mezoterapia realizohet pas aplikimit të kremrave anestetikë (mpirës) dhe është plotësisht e padhembshme. Për arritjen e rezultateve të kënaqshme prej mezoterapisë nevojiten 6 deri në 10 trajtime. /Telegrafi/

Exit mobile version