Inflacioni është shkalla e rritjes së çmimeve të produkteve dhe mallrave. Ndërsa, e kundërta është deflacioni, pra ulja e çmimeve. Ka mënyra të ndryshme për matjen e inflacionit të cilat prezantohen përmes indekseve.
Në Kosovë, Agjencia e Statistikave të Kosovës llogarit 4 indekse indekse të ndryshme, ndër ta më i rëndësishmi është Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit.
Në këtë indeks përfshihen çmimet e qindra produkteve dhe shërbimeve dhe ASK i gjurmon se si këto çmime kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Sa ka ndryshuar çmimi i bukës, vajit, kostos së veshmbathjes, transportit e shumë produkteve dhe shërbimeve.
Por si bëhet përllogaritja?
Nëse një kilogram molla kushton 1 euro dhe ky çmim rritet për 10 cent, atëherë inflacioni do të jetë 10%, thuhet në storien e emisionit ‘7 Ditë me Panxhën’.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, nuk e merr vetëm një produkt për bazë, por shumë produkte bëhen bashkë që njihet si shporta e konsumatorit dhe përllogaritet ndryshimi i çmimit për të gjitha produktet së bashku. E kjo shportë azhurnohet çdo vit, në vitin 2020 u fut edhe dezinfektuesi i duarve. Njejë vlejnë edhe për shërbime, si për shembull kostoja e telefonit, fitnesi, energjia etj.
Shkalla e inflacionit përdoret për të informuar qeveritë, kompanitë, e shumë akterë në përcaktimin e politikave ekonomike.
Për të kuptuar më shumë detaje rreth inflacionit, ju ftojmë ta ndiqni storien e përgatitur nga emision “7 Ditë me Panxhën”.