Një studim i fundit, i kryer nga universitete të shumta amerikane, kanë treguar se dieta ketogjenike, e cila kohëve të fundit është bërë mjaft e njohur, mund t’ju ndihmojë t’i humbni më shpejt kilogramët e tepërt sesa ushtrimet fizike.
Pasi që jo gjithsecili që dëshiron të humb peshë i preferon ushtrimet fizike, atëherë dieta ketogjenike është metodë efektive alternative, transmeton Telegrafi.
Përshkrimi i dietës
Zakonisht trupi e merr energjinë nga karbohidratet dhe i kthen ato në glukozë. Sidoqoftë, nëse ka mungesë të karbohidrateve, trupi fillon t’i shfrytëzojë rezervat e yndyrës për ta arritur nivelin e nevojshëm të energjisë. Vlen të ceket se dieta ketogjenike përdoret nga atletët dhe pjesëmarrësit e maratonave ose sporteve tjera që kërkojnë qëndrueshmëri të madhe.
Duke u bazuar në studimet e ndryshme, dieta ketogjenike ndihmon në zvogëlimin e prodhimit të grelinit – hormoni i urinës.
Dieta ketogjenike është e ndryshme nga dietat tjera sepse personat që e ndjekin këtë dietë nuk humbin masë muskulore, por vetëm dhjam.
Proteinat, yndyrat dhe karbohidratet
Elementi kryesor i nutricionit gjatë dietës ketogjenike është yndyra, e cila duhet të jetë 75% i të gjitha ushqimeve që i konsumoni. Pastaj duhet të konsumoni 20% proteina dhe karbohidrate vetëm 5%.
Rregulli kryesor i kësaj diete është se sheqeri duhet të përjashtohet krejtësisht nga menyja, e gjithashtu edhe produktet e brumit.
Ushqimet që lejohet t’i hani:
– Vajin dhe gjalpin
– Arrat
– vezët
– Çdo lloj mishi
– Kërpudhat
– Perimet e gjelbra me shumë fibra
– Përveç qumështit, të gjitha produktet tjera të bulmetit me yndyrë
Ushqimet e ndaluara:
– Të gjitha produktet e brumit
– Mishrat e përpunuara (p.sh. virshllet) sepse përmbajnë sheqer
– Perimet me sasi të mëdha të sheqerit dhe karbohidrateve, si patatet
– Çdo lloj alkooli
Yjet që e përdorin këtë dietë
Dieta është bërë e famshme falë Kim Kardashianit, e cila me ndihmën e dietës ketogjenike i ka humbur rreth 30 kilogramë pas lindjes.
Edhe aktorja e njohur Halle Berry, e cila ka trup të mahnitshëm, e pranon se trupi i saj është meritë e dietës ketogjenike.
Përveç këtyre, edhe Adriana Lima dhe Megan Fox i përmbahen dietave që nuk përfshijnë karbohidrate. /Telegrafi/