Telegrafi

Çka është diçka që mund të hahet dhe të shtrydhet e të pihet?

Artikull i sponsoruar

Diçka që mund të hahet dhe të shtrydhet e të pihet mund të jetë shumëçka. Frut, perime, lëng, smoothie, me fara, pa fara…i shijshëm, i ëmbël dhe shumë i lehtë për t’u servuar.

Disa e hanë pa lëvozhga, disa pa fara, disa ekstraktojnë edhe farat dhe levozhgat e tij sepse përfitimet shëndetsore të tij janë ta panumërta. Edhe emrin e ka gjithqysh, por ne i themi “bostan”.

Shumica e njerëzve e konsumojnë si frut, madje e quajnë fruti i stinës së verës për shkak të freskisë së tij. Por ka edhe nga të tjerë të cilët e konsumojnë si perime, dhe e kanë me të drejtë pasi që bostani është edhe frut edhe perime. Frut sepse zhvillohet nga lulja e një bime dhe perime pasi mbjellet në tokë dhe përmban edhe gjethe.

Bostani përdoret si një frut, si desert, madje ndonjëherë edhe si shoqërues nëpër sallata dhe kombinime perimesh. Si frutat edhe perimet e tjera servohet në kube, i shtypur, i prerë etj.

Në vende si Kina dhe Japonia, lëkura e jashtme e bostanit përdoret si një perime – e pjekur në tavë dhe e shtrydhur, disa e ziejnë dhe e erëzojnë duke e kthyer atë në salcë.

Gjatë verës gjithmonë preferohet të konsumohet i ftohtë, i prerë në copëza, por edhe i ekstraktuar në smoothie.