Telegrafi

Çka është anestezioni epidural?

Është një prej formave kryesore të bllokut neuroaksial, i cili arrihet nëpërmjet të futjes së anestetikut lokal në hapësirën peridurale nëpërmjet kateterit te vendosur paraprakisht me çka arrihet të bllokohen rrënjët e nervave spinal.

Përparësia kryesore e aplikimit të epidurales është se shtatzëna gjatë tërë kohës sa zgjat lindja, nuk përjeton dhimbje. Por, ajo dukshëm shkurton edhe kohëzgjatjen e lindjes.

Nëse faza e lindjes zgjat më shkurtë, trauma e foshnjës për shkak të kalimit nëpër kanalin e lindjes është më e vogël. Punime të shumta të bërë nga autorë të ndryshëm tregojnë bindshëm se gjendja e të porsalindurve me epidurale është dukshëm më e mirë. /Telegrafi/