Site icon Telegrafi

Çka duhet të dinë femrat për osteoporozë

Për mjekimin e osteoporozës ekzistojnë barna të cilët mund të ndihmojnë që eshtrat e juaja të bëhen më të fortë dhe në këtë mënyrë të zvogëlohet rreziku për fraktura.

Çdo e dyta femër dhe çdo i pesti mashkull është i rrezikuar që të përjetojë një frakturë që mund të jetë pasojë e osteoporozës. Lëndimet e vogla, të cilat te personat e shëndoshë nuk shkaktojnë thyerje, te personat me osteoporozë mund të shkaktojnë thyerjen e legenit, unazave të kurrizit ose parakrahut.

Në menopauzë, vezoret nuk prodhojnë më estrogjenin i cili i mbron eshtrat. Nga ky moment fillon procesi i humbjes së masës eshtërore te femrat.

Diagnostikimi

Osteoporoza diagnostikohet me “fotografimin” (matjen e dendësisë) së eshtrave të shtyllës kurrizore dhe legenit me osteodenzitometër (DEXA). Është me rëndësi të dihet se gjatë këtij fotografimi nuk ka rrezatim dhe se zgjat vetëm disa minuta.

Disa karakteristika për osteoporozën:

– Mosha nuk është i vetmi faktor i rrezikut për osteoporozë
– Mënyra e jetesës, sëmundjet tjera dhe përdorimi i disa barnave, mund të shkaktojë paraqitjen e kësaj sëmundjeje
– Matja e thjeshtë e dendësisë së eshtrave me anë të osteodenzitometërit mund t’u ofrojë informata për fortësinë e eshtrave tuaja
– Ekzistojnë barna të cilat mund ta risin dendësinë minerale të eshtrave dhe ta zvogëlojnë rrezikun nga frakturat

Mjekimi

Osteoporoza mjekohet me bisfosfonate, barna johormonale të cilat veprojnë duke penguar resorbimin e ashtit. Ata bëjnë rritjen e dendësisë së eshtrave dhe zvogëlojnë rrezikun për frakturë.

Mjekimi i osteoporozës përfshin:

– Bisfosfonat (çdo ditë, javë ose muaj)
– Vitamina D (çdo ditë)
– Kalciumi (çdo ditë)
– Ushtrimet (ecja, vallëzimi, ecja e shpejtë)

/Telegrafi/

Exit mobile version