Telegrafi

Çka do të sjell iPhone 6?

Në shumë raportime për iPhone 6 thuhet se versioni i ri i telefonit të Apple do të sjell ndryshime të dukshme në dizajn dhe madhësi të ekranit.

Dhe nëse Apple e vazhdon traditën e lansimit të modelitë të saj të ri të telefonit gjatë një viti kalendarik, atëherë i bie që iPhone 6 do të paraqitet në treg në shtator të këtij viti.

Duke i parë modelet e ndryshme të telefonave që bazohen në Android, përdoruesit e Apple shpresojnë se iPhone 6 do të vijë me një madhësi të re të ekranit, e cila do t’i afrohet diagonales prej 5 inç, dhe me këtë të fillojë luftën e vërtetë me rivalët e saj kryesor, prodhuesit e njohur si Samsung dhe HTC, apo LG.

Një tjetër ndryshim i madh i cili pritet të vijë bashkë me iPhone 6 ka të bëjë me trashësinë e telefonit, pasi që modeli aktual është 7,6 milimetra.

Dhe për shkak të ndryshimeve të mundshme në madhësinë e ekranit "Apple" do të jetë në gjendje ta reduktojë edhe më tej "trashësinë" e telefonit të saj, madje edhe në nën gjashtë milimetra, për ta bërë iPhone 6, telefonin më të hollë në tregun global.

Madhësia e shtuar e ekranit nënkupton që Apple do të mund të shtojë edhe komponenta të reja harduerike në telefon, dhe në mesin e tyre pritet të jenë edhe bateria më e fuqishme e telefonit, kapaciteti më i madh i memories, si dhe inovacione tjera në softuer, të cilat do ta mbanin Apple në maje të piramidës botërore të teknologjisë së pajisjeve elektronike, e posaçërisht telefonave të mençur për të cilët tashmë është bërë e njohur në çdo vend të botës, duke e përfshirë edhe Kosovën. / Telegrafi /