Telegrafi

Çka dini për rregullën 50-30-20?

Harroni porositë SMS

Porositë SMS janë armiku kryesor i çdo forme të komunikimit. Nëse keni arritur në situatën kur me partnerin duhet të debatoni, bëjeni këtë debat nëpërmjet telefonit apo kokë më kokë, transmeton Telegrafi.

Pranoni kompromisin, por mos e harroni veten

“Nëse i pranoni gjithë ato që dëshiron partneri, do të ndërtoni një bazë të keqe për debate të ardhshme”, konstaton Vendi.

Mos bëni krahasime me ish-partnerin me të tashmin

Mos bisedoni për meshkujt e tjerë derisa të mos jeni të sigurt për lidhjen tuaj. Mbase do të mendoni që partneri juaj i tashëm dëshiron të dëgjojë se çfarë dashnori ka qenë ish i dashuri, mirëpo ekzistojnë gjasa që të hyni në një “terren të rrëshqitshëm” në të cilin shumë lehtë mund të rrëzoheni.

 

Tregojani kufijtë tuaj

Bisedoni haptas për gjërat të cilat i dëshironi apo për ato që nuk i dëshironi në shtrat dhe a ju pengon këmbimi i përkëdheljeve para të tjerëve.

Mos u bëni sikur lidhja juaj është më e sigurt seç është në të vërtetë

Koha do të tregojë se a e meriton ai që të jetë pranë jush dhe a do të tregojë gatishmëri të ndërtojë lidhje serioze apo thjesht kjo gjë as që i ka shkuar në mend.

Vazhdoni të jini femër e lumtur dhe e pavarur

Mos prisni nga mashkulli që ai të jetë i vetmi burim i lumturisë suaj, por kënaquni me ato gjëra të vogla të cilat ju bëjnë të lumtur, por të cilat nuk kanë lidhje me partnerin tuaj. /Telegrafi/