Site icon Telegrafi

Cjapi i talentuar nuk e dëshiron famën

Producentët e shout të popullarizuar britanik, Got Talent, ishin përpjekur të bindnin pronarin e cjapit Darren, që manarin e tij të dërgonte të marrë pjesë në këtë shou.

Pronari i cjapit ka refuzuar këtë ofertë, pasi që mendon se shfaqja para kamerave televizive dhe jurisë në përbërje Simon Cowell, Piers Morgan dhe Amanda Holden do të ishte e dëmshme për shëndetin e cjapit.

Cjapi Darren, 8-vjeçar, është manari i preferuar në fermën White Post, në Farnsfield (Nottinghamshire), ku i përshëndet të gjithë vizitorët e kësaj ferme. /Telegrafi/
 

Exit mobile version