Çizmet e mëdha janë trendi kryesor për sezonin vjeshtë/dimër 2021, dhe kështu i bartin vajzat me stil që ne ndjekim
Këtë sezon, përveç çizmeve të trasha klasike deri te kyçi i këmbës, fokusi është tek ato të larta, deri në gju.
Sa i përket mbathjes, mund t’i mbathni si çdo çizme tjetër klasike, përveçse me xhinse me këmbë të gjata e të gjera, transmeton Telegrafi.
Është e rëndësishme që rrobat tuaja të mos i mbulojnë ato, si dhe që vetëm sholla të mos dalë jashtë.
Në këtë periudhë kalimtare, mbathni ato me fustane delikate verore ose fustane-triko, ndërsa një pjesë e vërtetë e modës janë edhe fundet prej lëkure, të cilat janë një kombinim i mirë nëse janë të lëkurës dhe çizme.
Dukja juaj do të marrë një notë më të fortë dhe forma e çizmeve do të theksojë gjithashtu proporcionet e rrobave që keni veshur.
Sa për nuancat, ne nuk ju lëmë shumë hapësirë: le të jetë e bardhë, e zezë ose jeshile e ullirit, dhe kur bëhet fjalë për propozimet për punë, kombinoni ato me një xhaketë sportive, një rrip dhe gete që janë përsëri në modë.
Mos harroni se në fund, gjëja më e rëndësishme është ta përshtatni trendin me stilin tuaj.
/Telegrafi/