Telegrafi

Çizme moderne për vjeshtën e vonë

Për këtë sezon çizmet janë shumë të gjata dhe tërheqëse. Çizmet me lidhëse janë shpallur si hiti i vërtet i vjeshtës. Gjithashtu, moderne janë edhe çizmet me shumë rripa, me pjesë gëzofi dhe dizajne kafshësh.

Njëra ndër kreatoret më kreative Vivienne Westwood, për këtë vjeshtë dizajnoi çizmet nga materiali i butë që ngroh mirë dhe rripave, stil të cilin e pranuan shumë shpejtë të gjitha ikonat e njohura të modës. Ato janë të buta dhe të ulëta, dhe kështu janë shumë të rehatshme, për dallim nga çizmet me lidhëse. Çizmet e rehatshme të kësaj dizajnuese quhen çizmet pirate dhe tani më kanë status të mirëfilltë.

Nëse jeni më i ri dhe dëshironi të dukeni si rebel, moderne janë edhe çizmet e gjata me stil ushtarak, të njohura si “Martines” që këtë vit do të jenë në një ngjyrë të fuqishme siç është e verdha, e cila do t’i jepte më shumë ngjyrë ditëve me shi. Pa marrë parasysh për cilin stil do të vendosni, përpiquni të pasqyroni individualitetin dhe ndjenjën tuaj për stil. /Telegrafi/