Telegrafi

Çizhov: E pranojmë vendin tuaj si Republika e Maqedonisë së Veriut

Ambasadori i Federatës së Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov në konferencën e rregullt të sotme në Bruksel tha se vendi i tij e njeh vendin tonë me emrin e saj kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë procesit të votimit dhe ratifikimit të marrëveshjes së Prespës, Federata Ruse shprehu rregullisht mosmarrëveshje me mënyrën se si po zhvillohet procesi, por Moska sot e njeh qartë emrin e ri kushtetues të vendit, konfirmoi Çizhov për AIM-në.

Lidhur me takimin e nesërm të ministrave të jashtëm të BE-së për të vendosur mbi fillimin e negociatave me Maqedoninë, ambasadori rus rikujtoi se Moska nuk është kundër procesit të zgjerimit të BE-së “derisa ajo nuk ndërhynë në marrëdhëniet ekzistuese mes BE-së dhe Rusisë ose midis Rusisë dhe vendeve kandidate”, ndërsa Rusia mbetet hapur kundër procesit të zgjerimit të NATO-s.

Çizhov vlerësoi se marrëdhëniet në mes Rusisë dhe BE-së nuk janë në formën më të mirë edhe për kundër dy bllokadave ato kanë marrëdhënie të rëndësishme ekonomike dhe tregtare. Ai tha se BE është partneri i parë i tregtisë së Rusisë, ndërsa Rusia është e katërta për BE-në./Telegrafi/