Telegrafi

Cizeta-Moroder V16T, super-vetura italiane për të cilën mund të mos keni dëgjuar

Prototipi Cizeta-Morodor V16T është një veturë unike e cila do të shitet në ankand gjatë janarit – e fjala është një prej super-veturave më intriguese që u shfaq dekadave të fundit.

V16T është “rikthyer” në jetë falë inxhinierit Claudio Zampoli, kompozitorit Giorgio Morodor dhe një grupi burrash që dikur punuan për Lamborghinin, transmeton Telegrafi.

Vetura është dizajnuar nga Marcello Gandini, njeriu që qëndron prapa modeleve legjendare Diablo, Miura dhe Countach.

Ngjashmëri ka me Diablon sa i përket pjesës së pasme, por pjesa tjetër e karrocerisë është unike dhe akoma më mbresëlënëse.

Sa i përket emrit V16T, ajo paraqet faktin që veturën e vë në lëvizje motori me 6,0 litra V16 që përdor komponentë të motorit V8 të Lamborghini Urrac.

Kjo “bishë” është e pajisur me ndërruesin manual me pesë shpejtësi. Kjo njësi bartë numrin e shasisë 001, dhe për herë të parë ishte prezantuar në Los Angeles gjatë 5 shtatorit të vitit 1988.

Më vonë u shfaq edhe në panairin e Gjenevës – pra më 1989. Nga prodhimet serike, modeli dallon falë disa elementeve unike. Për shembull, ka dizajn unik brenda kabinës.

Është bërë një restaurim i potë i veturës e në ankand do të shitet në janar. Vetëm 10 njësi të modelit V16T ishin prodhuar. /Telegrafi/