Telegrafi

Civil: Zgjedhjet e lira janë kushti për të cilin nuk ka negociata!

“Civil – qendra për liri, e ka përshëndetur marrëveshjen politike i cili u arrit mbrëmë. Megjithatë ne je optimistë të kujdesshëm, duke e pas parasysh përvojën e deritanishme me negociatat dhe marrëveshjet politike që kanë dalë nga to, thuhet në reagimin e Civil”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është edhe një marrëveshje e cila vetëm hap mundësi për një marrëveshje tjetër, por final dhe përfundimtar, i bazuar në kërkesat e opinionit demokratik i cili kërkesat e tij i shprehu qartë dhe pa ekuivokë në protestat e shumta gjatë disa viteve të kaluara”, theksojnë nga Civil.

Ata porosisin se i vetmi kusht për të cilën nuk mund të bëhen negociata janë zgjedhjet e lira./Telegrafi/