Ekipet monitoruese të organizatës joqeveritare CIVIL kanë vërejtur aktivitet të intensifikuar të aktivistëve partiak në komunat ku votohet në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, përfshirë edhe ditën e heshtjes parazgjedhore.
Apelojnë të gjithë pjesëmarrësit në rrethin e dytë, të kontribuojnë për ditë të qetë, të lirë dhe demokratike zgjedhore.
CIVIL, siç theksohet në deklaratë, ka marrë disa raporte nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe një dëshmi audio për një ryshfet zgjedhor në Shtip.
Kjo organizatë joqeveritare u bën thirrje të gjithë qytetarëve të paraqesin çdo lloj shkelje të së drejtës së tyre të votës ose parregullsive zgjedhore në formularin online http://www.slobodniizbori.info ose email monitor@civil.mk. Paraqitjet qytetarët mund t’i dorëzojnë edhe në telefonat 02/5209 176, 071 608 523, 078/746 138./Telegrafi/