Ekipe të qendrës për lir – CIVIL, do të vëzhgojnë mbajtjen e referendumit nesër në Gjevgjeli (23 prill, e diel). Pyetja për të cilët qytetarët e Gjevgjelisë do të përgjigjen është: A duhet Komuna e Gjevgjelisë të lejojë hapjen e xeheroreve?, përcjell Telegrafi Maqedoni.
CIVIL do të jetë e hapur për ankesat e qytetarëve dhe për propozimet e gazetarëve. Paraqitje e parregullsive mund të bëhet në numrat e telefonit: 078/746-138 dhe 070/691-526, ndërsa në dispozicion do të jetë edhe web faqja e CIVIL.
Kjo organizatë po ndjek përgatitijet për referendum nga momenti i parë kur këshilltarët e Komunës së Gjevgjelisë njëzëri votuan për mbajtjen e referendumit./Telegrafi/