Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot ka reaguar ndaj deklaratës së Ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily duke vendosur që t’i kthejë paratë e marra si bonuse për punën e tyre pas zgjedhjeve të tetorit.
Në këtë temë kanë reaguar edhe nga Qendra për Liri – Civil të cilët kanë kërkuar që anëtarët e KSHZ-së të kthejnë paratë dhe të japin dorëheqje.
”Vetëm kështu mund të pastrohen nga ajo çka kanë bërë. Ne gjatë kohë kemi paralajmëruar për keqpërdorime të institucioneve. KSHZ është shembulli më i mirë prej ku duhet të fillojnë reformat në shtet” thonë nga Civil.
Nga Civil gjithashtu kanë kërkuar edhe të ndryshohet ligji për zgjedhjet në Maqedoni. /Telegrafi/