Site icon Telegrafi

Civil do ta vëzhgojë referendumin në Bogdancë për xeheroren Kazandoll

Ekipi vëzhgues i CIVIL–Qendrës për Liri do ta vëzhgojë zbatimin e referendumit në Bogdancë më 11 qershor (të dielën), njofton Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët e komunës Bogdancë në referendumin do të deklarohen për dy çështje. E para është të ndalohet ose të mos ndalohet ndërtimi i minierës Kazandoll, ndërsa paralelisht do të deklarohen edhe nëse do të lejojnë çfarëdo eksploatimi të minierave brenda kufijve e kësaj komune.

Civili do ti dorëzojë paraqitjet e çfarëdo lloj parregullsie deri te Komisioni Komunal Zgjedhor në Bogdancë, ndërsa për rrjedhën e referendumit do ta informojë opinionin perms kumtesave, lajmërimeve.

Të drejtë për deklarim në referendumin kanë rreth 7,000 banorë të Komunës Bogdancë, në 12 vendvotime./Telegrafi/

Exit mobile version