Telegrafi

CIVIL: Shteti dhe partitë duhet të sigurojnë kushte optimale për zgjedhje të lira

Me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të lira, CIVIL – Qendra për Liri, edhe njëherë rikujton institucionet dhe pjesëmarrësit në garën zgjedhore për detyrimet dhe përgjegjësitë që kanë dhe se duhet t’i respektojnë standardet demokratike për mbajtje të zgjedhjeve të lira, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mbikëqyrjet e deritanishme dhe analizat e proceseve politike në kontekst të zgjedhjeve, CIVIL konstaton një sërë probleme dhe mungesa serioze. Nëse nuk eliminohen këto mungesa, ata fuqishëm do të ndikojnë në diën e zgjedhjeve dhe do të vihet në rrezik e drejta e votës së lirë e qytetarëve të vendit.

Nga CIVIL thonë se disa herë kanë paralajmëruar për keqpërdorimin e resurseve të komunave për përfitime politike gjatë proceseve zgjedhore. Në mbarë vendin janë evidente dukuri si korrupcioni politik, retorika nacionaliste, presioni ndaj trupit votues dhe disa dukuri tjera negative gjatë zgjedhjeve. Kjo është veçanërisht e dukshme në mediume dhe rrjetet sociale.
CIVIL do të vazhdojë me monitorim të përforcuar në mbarë vendin dhe do ti ofrojë të gjithë resurset dhe ekspertizën që ka me qëllim të përmirësimit të kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike./Telegrafi/